Durrës/ Përmbyten rrugët e qytetit e banesat! Niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta, kritik

29 Janar, 17:22

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu që kanë sjellë përmbytje të rrugëve të qytetit. Rritja e nivelit të ujit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Pamjet e xhiruara nga Report tv, mesditën e sotme tregojne qytetarët e bllokuar në rrugë e stacione.