Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një personi me sende të forta dy ditë më parë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij.
Kapja e 22-vjeçarit u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, të zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet Operacionale të DVP Durrës.
Sipas policisë, në bashkëpunim me vëllain e tij, personin me inicialet M. M., më datë 13.08.2023, 22- vjeçari ka goditur me sende të forta Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

















