Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën

23 Mars 2025, 11:32 | Përditesimi: 23 Mars 2025, 11:32

Tre persona janë arrestuar në Durrës nga policia për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, gjatë operacionit policor “Spring”.

Në flagrancë u arrestua një 34-vjeçar me inicialet H.Ç., të cilit iu gjetën në automjetin e tij 3.5 kilogramë kanabis, ndërsa dy të tjerët, të identifikuar si A. K., 43 vjeç dhe G. K., 25 vjeç, dyshohet ishin ata që i shitën lëndën narkotike 34-vjeçarit.

r.k./Shqiptarja.com