Durrës/ Të pastrehët e tërmetit 7 muaj pa bonus qiraje, banorët në protestë: S’kemi shtëpi, jetojmë me borxhe! Bashkia: Fondet i ka bllokuar Ministria e Finacave

21 Tetor 2023, 16:40

Katër vite pas tërmetit, në Durrës 2500 familje kanë mbetur pa strehë. Shtëpitë e tyre ende nuk janë rindërtuar e nga ana tjetër, pre 7 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë. Bashkia e Durrësit deklaron për Report Tv se fondet janë bllokuar nga Ministria e Financave.