Durrës/ Të rinjtë me Range Rover konflikt në mes të trafikut për parakalim, shoferi shoqërohet në polici dhe gjobitet

9 Gusht 2022, 18:28

Nuk është e pazakontë që djemtë me makina luksoze të bëjnë të fortin e të kërkojnë që çdo gjë të bëhet siç duan ata. Këtë e tregon fare mirë një video që është bërë virale në rrjete sociale, ku disa të rinj me një automjet ‘Range Rover’ të zi pa targë në pjesën e përparme, ndalin një mjet tjetër në rrugën për të dalë në plazhin e Durrësit.