Durrës- Policia Rrugore e Durrësit godet dy raste të tjera të tentativës për korrupsion të efektivëve.
Nën akuzë janë marrë 2 shoferë të dyshuar për mitdhënie.
Aksioni është kryer gjatë patrullimeve në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën "Martin Camaj". Policia ka ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë konstatuar nga shërbimet me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 dhe 12 masa administrative.