Durrës/ Vidhte me dhunë varëset dhe çantat e dorës, arrestohet 32-vjeçari

18 Shtator 2022, 10:17

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: J. D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".