DURRËS - Një vjedhje me thyerje në një piceri në lagjen nr. 13, Durrës, ka çuar në arrestimin e një 24-vjeçari, ndërsa bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dy autorët e dyshuar pas veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më 11 janar 2025. Në vijim, shtetasi M. I., banues në lagjen nr. 13, është vënë në pranga, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit E. L., banues në Arapaj, Durrës.