Durrës, vrau shokun pasi i ngacmoi gruan, Report Tv siguron FOTON e autorit, Majlind Habibi

11 Dhjetor 2024, 11:54 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 15:23

Report Tv ka siguruar foton e Majlind Habibit, 35-vjeçari që vrau shokun e tij në Spitallë të Durrësit, pasi sipas dëshmisë së tij i ngacmonte gruan. Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor, teksa Habibi shtyu Branko Shkozën në një kanal, e më pas u largua duke menduar se kanali ishte i cekët. Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas denoncimit të babait.

    I.M/Shqiptarja.com