Reshjet e dendura të shiut vijojnë në Durrës, ndërsa kanë përmbytur rrugët e qytetit dhe banesa.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qytetarët kanë vendosur në këmbë qese plastike për të kaluar rrugët, ndërsa i vështirë është bërë edhe qarkullimi i mjeteve.
Ndërkohë, disa mjete shihen që largohen nga rrugët e përmbytura nga karrotreci.