Durrës/Iu gjetën arsenal armësh të fshehura brenda 'Land Roverit', burg pa afat për 53-vjeçarin nga Kosova

12 Dhjetor 2022, 15:15

Gjykata e shkallës se parë Durrës ka vendosur masën “arrest me burg" për Selman Lajçin, 53-vjeçari nga Kosova që u arrestua në Portin e Durrësit pasi iu gjetën të fshehura në mjetin e tij disa armë që tentonte t’i fuste në Shqipëri.