Dy aksidente në Divjakë, mjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset shoferi 20-vjeçar! Makina përplas motoçikletën, një i plagosur rëndë

13 Gusht 2022, 14:35

DIVJAKË- Me shpejtësi skëterrë Alfred Qosja 20 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Ford’ në aksin rrugor Divjakë-Çermë duke rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërsa i riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, mjeti i të riut siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv ka dëme të mëdha materiale.