Dy ditë pas aksidentit tragjik të Bulqizës ku vdiqën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë, Autoriteti Rrugor vendos tabelat e sinjalistikës rrugore

6 Janar 2023, 14:09

Dy ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë, Autoriteti Rrugor ka nisur të vendosë tabelat e sinjalistikës rrugore nga rrethrrotullimi deri në urën e Çerenecit.