Dy persona vriten me armë zjarri në plazhin e Velipojës, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

19 Gusht, 21:40 | Përditesimi i fundit: 2024-08-20 12:05:50

Shkoder-  Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (19 gusht 2024) në plazhin e Velipojës në Shkodër. Dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit. Lexo me shume

    No videos found.