Dyshohet se një grup kriminal po transportonte drogë, ndalohet një anije në Durrës

16 Korrik 2022, 22:43

Një anije është ndaluar nga policia kufitare e Durrësit, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike.

Burime thonë për Report Tv se policia ka informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet deri në pritje të grupit të hetimit.