Dyshohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes, Xhemal Loka mohon akuzat në polici: E bëri për shkak të bullizimit në TikTok

7 Janar, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2024-01-07 13:15:40

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra, ndërsa hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij, edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Sipas bluve të Durrësit rezulton se 45-vjeçari kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. Xhemal Loka u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.