Dyshohet si ekzekutuesi i Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë larguar ilegalisht jashtë vendit, sistemi TIMS e tregon në Shqipëri! Pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

5 Janar 2023, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2023-01-05 15:36:58

Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin, i dyshuari si ekzekutor i Edmond Papës, zyrtarisht në sistemin TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga të dhënat që kanë marrë dyshohet se 44-vjeçari me origjinë nga Berati mund të jetë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit.