‘E drejta t'u harruar', komisioneri Dervishi për Report Tv: Një qytetar do t’i kërkojë medias fshirjen e emrit

14 Korrik 2022, 20:29

Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me qëllim për të forcuar më shumë mekanizmat mbrojtjes së qyetarëve, por edhe për të dënuar shkelësit. Për të folur rreth këtyre risive që parashikon projektligji, i ftuar në  emisionin “Studio Live”  në Report Tv  me gazetarin Arbër Hitaj ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.