Kandidate në Tiranë, pedagogia Klodeta Dibra: PS konkurron me programin e integritetin e kandidatëve

24 Mars 2021, 20:51 | Përditesimi: 24 Mars 2021, 21:34

E bindur se PS do ta fitojë mandatin e tretë, kandidatja për deputete në listën e PS për qarkun e Tiranës, Klodeta Dibra, tha se futja në listë nuk ishte spontane pasi ajo ka kontribuar prej vitesh në këtë forcë politike. Në një intervistë në studion e Report TV Dibra tha se lista e PS është mbështet gruan në politikë.

“Nuk është futje spontane në lista unë kam disa vite që jam angazhuar në strukturat e PS. Prej vitit 2015 jam anëtare e këshillit bashkiak, dhe në 2019 pata një mandat të dytë si anëtare e këshillit bashkiak, dhe prej 2 vitesh drejtoj forumin e gruas socialiste, një strukturë mbështetëse e PS dhe përthithë gra dhe vajza socialiste që shfaqin idetë e tyre dhe ne i përcjellim më tej në PS. Si e prita lajmin? Faktikisht e prisja jo vetëm se jam kryetare por edhe duke parë vizionin e PS në angazhimin maksimal të grave dhe vajzave sigurisht e prita me shumë kënaqësi dhe e vlerësoj maksimalisht pasi në tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka plot gra dhe vajza që e meritojnë të jenë në kuvend, prandaj do ta vlerësoja dhe çmoja si një përgjegjësi ndaj elektoratit dhe qytetarëve të kryeqytetit dhe më gjerë edhe ndaj qarkut të Tiranës”, tha Dibra.

b.ha./Shqiptarja.com