“E kam babën prokuror”, policia vihet në lëvizje për të renë që kërcënoi kalimtaret tek vijat e bardha pasi rrezikoi ta shtypë me makinë

23 Korrik 2022, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2022-07-23 17:37:04

Policia e Kosovës është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në mediat sociale, ku një vajzë shan dhe kërcënon një kalimtare në Prishtinë, pasi rrezikoi që ta shtypë teksa po kalonte tek vijat e bardha. E reja ofendoi kalimtare, ndërsa në video dëgjohet teksa i thotë se e ‘ka babin prokuror’ për të treguar ‘fuqinë e saj’.