'E kemi obligim ngjitjen në Superligë', Flamurtari nis sezonin kundër Luzit! Trajneri Resuli: Tifozë na mbështesni

2 Shtator 2022, 12:34

Të shtunën Flamurtari do të nisë sezonin e ri në Kategorinë e Parë kundër Luzit me objektivin për t’u kthyer në Superligë. Për të përmbushur objektivin trajneri Resuli ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët u larguan pasi klubi preku fundin duke shkuar në Kategorinë e Dytë.