Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që ka shprehur shqetësimin për çmimet e energjisë dhe krahasimin me pagat e ulëta, duke theksuar se ky është një "legjendë mediatike" pa lidhje me realitetin.
'E prodhojmë vetë energjinë o Ed, duhet me e ul më tepër, kemi çmimet e Europës dhe rrogat e Afrikës', shkruante një komentues në facebook të Ramës.
Ai ka sqaruar në episodin e dytë në Facebook të 'Sy më sy' se Shqipëria prodhon 70% të energjisë së nevojshme në vitet me kushte hidrikë të favorshme dhe 65% në vitet e thata, dhe ka shtuar se synimi është që deri në vitin 2030 të arrihet pavarësia energjetike, duke u mbështetur në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe eolike.