E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet

8 Janar, 18:16

Një fëmijë vdiq në QSUT nga miokarditi akut, ndërsa familjarët thanë se nuk kishte asnjë sëmundje kronike, veç gripit që e kishte prekur pak ditë më parë. 12-vjeçari u mjekua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë. Familjarët dyshojnë për neglizhencë të mjekëve, edhe pse s’kanë pranuar të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore.