E rëndë në Fier/ Gjendet pa shenja jete poshtë gomës së zetorit 60-vjeçari

18 Prill 2025, 10:31 | Përditesimi: 18 Prill 2025, 10:31

Fier-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli, Fier.

Një fermer 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se e ka zënë poshtë zetori teksa ka qenë duke e rregulluar.

Agron Sukulli është gjetur nga fqinjët i pajetë poshtë gomës së zetorit, pranë banesës së tij.

r.k./Shqiptarja.com