E rëndë në Fier, vdes 40-vjeçari! U dogj aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në fabrikën për përpunim metali

1 Mars 2023, 20:27 | Përditesimi i fundit: 2023-03-01 22:43:50

Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në punë. Rreth orës 13:45, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos.