E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones, pritet që të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës! Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit lundrues

15 Qershor 2025, 16:20 | Përditesimi: 15 Qershor 2025, 16:21

Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomone në zonën bregdetare të Gjipesë. I plagosuri pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Nga informacionet e para mësohet se drejtuesi i skafit e nxjerr vetë me urgjencë në breg dhe ka thirrur ndihmën e parë. Pritet që të niset me helikopter drejt spitalit të traumës. Drejtuesi i gomones është shoqëruar nga policia

E.H/Shqiptarja.com