E rëndë në Itali, qëllohet me plumb në kokë i riun shqiptar! Prokuroria ndalon vëllanë e viktimës

4 Qershor 2023, 16:53

Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë në Itali më 3 qershor. Sipas policisë, në momentin kur ndodhi ngjarja, viktima Enrico Aliaj, 20 vjeç, ndodhej në banesë me vëllain e tij dhe një person tjetër. Prokurorja Daniela Di Girolamo e cila po ndjek hetimet, ka shënuar në regjistrin e të dyshuarve emrin e vëllait të viktimës, 18 vjeç, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore dhe analizat kriminalistike pritet të hedhin më shumë dritë mbi krimin. Sipas mediave italiane, pasditen e 3 qershorit fqinjët e familjes shqiptare në privincën e Piacenzas njoftuan policinë për të shtënat me armë. Shërbimet e urgjencës dhe hetuesit mbërritën aty dhe e gjetën 20-vjeçarin Enrico Aliaj në një pellg gjaku.