E rëndë në Itali/ Vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë në Pisa (EMRI)

7 Tetor, 09:32 | Përditesimi i fundit: 2024-10-07 14:38:27

Një shqiptar është ekzekutuar pranë banesës së tij në Pisa të Italisë, mbrëmjen e shkuar. 37 vjeçari u zu në pritë sapo kthehej në shtëpi me furgonin e tij të bardhë, prej të cilës nuk arriti të zbriste. 5 plumba u qëlluan drejt tij, një prej të cilëve ishte fatal duke e kapur në kokë. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona të largohen nga vendngjarja me skuter, ndërsa policia është ende duke bërë hetime.

    No videos found.