E rëndë në Lezhë/ I shpërtheu goma e kamionit që po frynte, ndërron jetë gomisti 53-vjeçar

6 Janar 2023, 09:32 | Përditesimi i fundit: 2023-01-06 14:22:46

Një incident tragjik ka ndodhur në Lezhë, ku ka humbur jetën Spas Milloshi, 53 vjeç. Ai ishte gomist në një servis dhe ndërroi jetë pasi i plasi goma e kamionit që po frynte.