E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit! 33 vjeçarja u gjet e vdekur brenda në makinë

30 Nëntor 2023, 13:24

Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën mbrëmjen e 29 nëntorit. Dyshohet se dy persona i kanë zënë pritë mjetit ku 33 vjeçarja Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin e saj dhe fëmijët. Policia është në kërkim të autorëve të cilët janë larguar me një BMW me targa të huaja.