E rëndë në Shkodër, xhaxhai po pastronte çiften, qëllon aksidentalisht nipin! Ndërron jetë 10 vjeçari

9 Gusht 2022, 22:58

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 10 vjeç ka ndodhur mbrëmjen e të martës në fshatin Samrisht të Shkodrës. I mituri është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij. Për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe ndonëse ambulanca ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë, i mituri i identifikuar si B.J., ka ndërruar jetë.