E rrëmbyen, dhunuan, vranë dhe më pas dogjën para 5 viteve një 60-vjeçar që u kishte lekë borxh, arrestohen 2 persona në Tiranë, 1 në kërkim

15 Dhjetor 2022, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2022-12-15 17:19:15

Është zbardhur një ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur 16.5.2017 ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar. Personi ka qenë Menduh Shaban Kurdeda dhe vrasësit e kanë ekzekutuar për shkak të një borxhi.