E shembur prej tre muajsh, në mars nis rikonstruksioni i rrugës Vajzë-Sevaster në Selenicë

9 Mars 2023, 16:30

Rruga Vajza-Sevaster do të rikonstruktohet me një fond prej 22 milionë lekësh. Tenderi bëhet në mars tha Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe menjëherë nisin punimet. Ky aks pësoi rrëshqitje masive dy muaj më parë si pasojë e reshjeve dhe erozionit të tokës.