E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama

3 Shkurt 2023, 15:46

Departamenti i Drejtësisë në SHBA është njoftuar për çështjen e lobimit në Partinë Demokratike nga vetë lobisti Nick Muzin, plot 11 ditë para se këtë ta bënte zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, siç thuhet në akt akuzën për të, fakt që nga opozita në Shqipëri konsiderohet si nisja e procesit të shkatërrimit të Partisë Demokratike me ndërhyrjen e Edi Ramës.