Edi Paloka: Nuk kemi qëllim veçse bllokimin! Mesazh ndërkombëtarëve, nuk pranojmë kompromisin tuaj! Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet

29 Tetor, 18:37

Nga Shkozeti ku kryeson mosbindjen civile të PD-së, deputeti Edi Paloka thekson për gazetarët se opozita nuk ka qëllim tjetër tani përveçse mosbindjes civile. Paloka shton se nuk është marrë leje për protestën.

'Aksioni i sotëm, kjo formë është zgjedhur. Bllokim i disa akseve në gjithë Shqipërinë. Qetësia e shihni vetë nuk ka arsye pse të ketë agresivitet, qëllimi ka qenë vetëm bllokimi. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër. Dolëm pak para protestës dhe për të trembur njerëzit thonin do ketë njerëz që do krijojnë incidente. Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt.

Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje. Nuk merret leje as ligjërisht. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj  policie jemi këtu për ti hequr qafe këta. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë.'

    No videos found.