Ekonomia dhe biznesi i huaj, debati në 'Studio Live! Crawford: Ka largime të investitorëve, preferohen Serbia e Kroacia! Çoçoli: Më së shumti kemi riinvestime

14 Dhjetor 2022, 20:33

Ish kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford e konsideroi shqetësuese gjendjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Ai tha se shumë prej investitorëve të huaj, kishin zgjedhur të shisnin aksionet e tyre dhe më pas të investonin në Vietnam apo në vende të tjera ku shihnin më shumë interes.