Ekskluzive/ Financimi rus i PD e Berisha 'non grata', BE për Report Tv: Ndëshkim partive me fonde të fshehta, sanksione edhe për individët e korruptuar

26 Shtator 2022, 15:50

Partitë politikë shqiptare që marrin financime të fshehta do të sanksionohen nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që paketa për llojin e sanksioneve nuk është përfunduar, zyra e shtypi e Parlamentit Evropian, i tha Report Tv, që  “Bashkimi Europian do të përfshijë në sanksione partitë politike, aktivitete specifike dhe individë që janë përgjegjës dhe të përfshirë në vepra korrupsioni”.