EKSKLUZIVE/ Flasin prindërit e 1-vjeçarit që doli nga spitali me HIV/AIDS: Kush na ka infektuar fëmijën? QSUT ka tentuar të fshehë provat

18 Dhjetor 2022, 17:38

Prej një viti dy prindër nuk kanë lënë dyer spitali e mjeku pa trokitur për shkak se foshnja e sapolindur sëmurej çdo ditë. Por përgjigja e analizave disa muaj më vonë, rezoltoi fatale. Fëmija e tyre një vjeç ishte infektuar me Hiv/ Aids. Nga ai moment ata kërkojnë të zbulojnë ku u infektua bebja në një kohë që dy prindërit rezultojnë negativ. Report Tv sjell një tablo të plotë të kësaj familje në luftë për të zbuluar të vertetën e dhimbshme.