Ekskluzive/ Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar

27 Maj 2021, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2021-05-27 12:29:50

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se çështja është regjistruar në prokurori prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.Prokurore drejtuese e hetimeve për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës është caktuar Marjeta Zaimi. Detaje të tjera në lidhje me hetimin janë sekret hetimor, por prokurorja Zaimi konfirmoi se hetimet kanë filluar nga e para. Hetimet kanë rinisur për veprat penale të vrasjes së Aleks Nikës  dhe plagosjes së dy shtetasve të tjerë nga protesta e 21 janarit.

Hetimi për vrasjen e Nikës ishte pezulluar pasi nuk kishte asnjë autor të dyshuar për të, ndërsa në janar të 2021 u kërkuar riekspertizë të plumbit që e varu atë. Kjo çështje po shqyrtohet edhe në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut me kërkesë të familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kanë paditur shtetin shqiptar që lidhet me mungesën e një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit. Më 20 maj Avokatura e Shtetit ka venë në dijeni Këshillin e Ministrave për procesin gjyqësor dhe ka kërkuar që deri më datë 25 maj t'i vihet në dispozicion e gjithë dosja dhe veprimet hetimore.

Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi.Aleks Nika është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në 2011 nga garda e Republikës gjatë protestës së opozitës ku në atë kohë ishte PS.  

Për vrasjen e  Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreu i gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë të autor.