Ekskluzive/ Rama e sulmoi nga Pogradeci, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli paraqitet në SPAK, reagon për mediat: S'kam bërë denoncim

22 Korrik 2022, 15:29

Dritan Leli nuk ishte në Pogradec në takimin e kryebashkiakëve ku Rama e kritikoi ashpër për pastërtinë në Vlorë duke theksuar se ai fle gjumë. Report Tv e filmoi pak pas kësaj deklarate në Tiranë, teksa hynte në derën e SPAK. Ende nuk dihet nëse Leli është thirrur për ndonjë hetim të hapur ndaj tij, apo për të bërë padi.