Ekskluzive/ Report Tv zbulon dokumentin: Autoriteti i Dosjeve informon Kuvendin se presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

27 Korrik 2022, 15:26

Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet '90.