Ekskluzive/ Riformatimi i 'hartës gjyqësore' në Shqipëri përplas KLGJ-në me Ministrinë e Drejtësisë!

8 Qershor 2021, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2021-06-08 15:09:22

Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut kanë krijuar problematika të theksuara në shumë prej gjykatave të vendit, disa prej të cilave mund të kenë mbetur edhe me 1 gjyqtar e disa të tjera funksionojnë me vështirësi.

Kjo ka bërë që në KLGJ të propozohet një riorganizim i gjykatave në Shqipëri. Nga 'Poli i Lirisë' propozohet  që nga 34 gjykata të mbeten vetëm 15! Vetëm një gjykatë Apeli. Në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, pas kërkesës për informacion, KLGJ bën me dije se propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të  mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.