EKSKLUZIVE/ Rrëfehet për Report Tv David Packouz: Shkëlzen Berisha priti në zyrë Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec

9 Shkurt 2023, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2023-02-09 17:33:40

Në një kohë kur çështja e shpërthimit të Gërdecit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të hapjes së hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash, ish zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në një intervistë ekskluzive dhe të parën për median shqiptare, në Report Tv flet për raportet me Shqipërinë dhe lidhjet që politika kishte në mënyrë direkte me shitjen e fishekëve edhe pse me dijeni se ishin prodhim kinez.