Eksperimentimi me sportet ujore, 3 persona te ‘Trauma, mbeten të paralizuar! Mes tyre një 16-vjeçar, që nuk do të ecë më gjithë jetën! Meokirurgu: Të merren masa

7 Gusht 2022, 17:50

Shumë të rinj po dëmtohen për shkak të eksperimentimit me sportet ujore. Në Spitalin e traumës në Tiranë është dhe një i ri 16 vjeç i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur  i paralizuar.  Në spitalin Universitar të Traumës, sezoni veror ka sjell rritje të numrit të traumave  për shkak të sporteve ujore. Rasti më i rëndë është i një të riu 16 vjeç  i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur i paralizuar për gjithë jetën. Ndërkohë që edhe 2 raste të tjera po ashtu bëhet fjalë për paraliza.