Eksperti i kriminalistikës: Policia të kalojë në ‘sitë’ në të gjitha nivelet! Efektivët të marrin shpërblim kur zbardhet një ngjarje kriminale

5 Janar 2023, 18:27

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi thotë se policia e Shtetit duhet të kalojë në ‘sitë’ në të gjitha nivelet. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Rexhepi u shpreh se duhet një lloj vettingu për përzgjedhjen e efektivëve në radhët e policisë, të cilin mund ta bëjë edhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore.