Ekspertiza për zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë! Si u përhapën flakët për shkak të materialit të fasadës! Temperatura në vatër arriti në 700 gradë

14 Tetor 2023, 17:43

Ekspertët e Instituti i Ndërtimit konfirmuan se materiali i fasadës së pallatit 10-katësh në zonën e Nshrakut ka nxitur përhapjen e zjarrit dhe ka penguar shuarjen e tij duke u bërë shkak që temperatura në vatër të arrinte 700 gradë. Kjo nxehtësi ka dëmtuar betonin dhe çelikun e strukturës së pallatit.