Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet dhe i komunikon akuzat killerit portugez Ruben Saraiva! Vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje

6 Dhjetor 2024, 13:58 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 13:58

Nën masa të forta sigurie, 29-vjeçarit u paraqit këtë të premte në Prokurori, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Dosja u veçua nga të tjerët, që ndodhen nën procedim dhe arrestim në Britani, e presin ekstradimin. Saraiva u ekstradua më 31 Dhjetor 2023 dhe më 2 Janar 2024 mori masën "arrest me burg". Në Angli janë arrestuar 4 britanikë dhe i dyshuari si porositës, Edmond Haxhia, ku 4 prej tyre presin ekstradimin

r.k./Shqiptarja.com