Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Greqi/ Daja i viktimës: E hodhi trupin në një pyll ku mund ta hanin egërsirar! Gentjani ishte model

8 Shtator 2022, 19:00

Meçan Hoxha, daja i biznesmenit shqiptar të vrarë në Greqi, Gentjan Topalli, ka dhënë detaje të tjera lidhur me ekzekutimin e të afërmit të tij. Në intervistën e bërë për mediat, Hoxha e përshkruan Topallin si një djalë shumë punëtor, teksa thotë se vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i kishte autori. Më konkretisht autori ka qenë pronar i një hoteli që ka kryer punimet me firmën e ndërtimit të viktimës.