Ekzekutimi i Everest Çakës në Elbasan, gjendet një automjet i djegur në Kavajë, dyshohet i autorëve

11 Maj 2021, 23:00

Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të Everest (Ibrahim) Çakës në Elbasan, një automjet i djegur është gjendur në Kavajë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Automjeti tip "Benz", pa targa, është gjetur në fshatin Kryemëdhenj, Golem, i djegur plotësisht.