Elbasan/ Argjinatura e çarë, përroi i Zaranikës kërcënim për përmbytje

23 Dhjetor 2023, 11:52

Përroi i Zaranikës në Elbasan vazhdon të jetë kërcënim për mijëra banorë që kanë shtëpitë në të dy anët e shtratit të përroit, veçanërisht në dimër. Shkak është dëmtimi i argjinaturës, ndërsa bashkia kërkon investime nga qeveria.